Kurti del me shifra, çka është bërë në fushën e sundimit të ligjit këto dy vjet e gjysmë sipas tij - Gazeta Express
string(97) "kurti-del-me-shifra-cka-eshte-bere-ne-fushen-e-sundimit-te-ligjit-keto-dy-vjet-e-gjysme-sipas-tij"

Lajme

Gazeta Express

18/10/2023 13:53

Kurti del me shifra, çka është bërë në fushën e sundimit të ligjit këto dy vjet e gjysmë sipas tij

Lajme

Gazeta Express

18/10/2023 13:53

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këto dy vjet e gjysmë qeverisje, janë realizuar mbi 1 mijë operacione kundër krimit të organizuar dhe konbtrabandës, ku janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona për vepra të rënda penale, në mesin e cilëve mbi 300 zyrtarë publikë, raporton Express.

Gjatë kësaj periudhe, Kurti ka thënë se janë lokalizuar dhe shkatërruar edhe 16 laboratorë të drogës, nëntë prej të cilëve në veri të vendit.

Lexo Edhe:

“ Në total, në dy vjet e gjysmë, në gjithë territorin e Republikës, janë konfiskuar 2.2 ton substanca narkotike”, ka shkruar Kurti.

Vlera e parave që janë sekuestruar nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes në këtë periudhë, Kurti ka thënë se është mbi 14 milionë euro.

“Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall me vlerë prej 30.6 milionë euro, kurse vlera e parandaluar nga ana e Doganës së Kosovës në fushën e ekonomisë joformale, është mbi 90 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

Ai ka njoftuar edhe për rrugët ilegale që janë mbyllur përgjatë kufijve me shtetet fqinje, të cilat përdoreshin për kontrabandë, trafikim dhe kalim ilegal të kufirit nga struktura të krimit të organizuar.

“Në bashkëpunim me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë mbyllur gjashtë, respektivisht dy rrugë ilegale, përgjatë kufinjve përkatës që ndajmë me këto dy shtete. Ndërkaq, në mënyrë të njëanshme, në pjesën veriore të Republikës deri më tani janë mbyllur 24 rrugë ilegale të cilat përdoreshin për kontrabandë, trafikim dhe kalim ilegal të kufirit nga struktura të krimit të organizuar”, thuhet në postimin e Kurtit.