Kurti befason me deklaratën "Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror" - Gazeta Express
string(83) "kurti-befason-me-deklaraten-me-keni-bo-kryeminister-ma-mire-me-u-pa-bo-kryeprokuror"

Gazeta Express

03/12/2022 22:47

Kurti befason me deklaratën “Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror”

Gazeta Express

03/12/2022 22:47


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasurar me deklaratën e tij, ku thotë se ‘më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror’.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.7

Lexo Edhe:

Në këtë video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”.