Kurt Zouma paraqitet në gjykatë, e pranon fajin për shkelmimin e maces së tij - Gazeta Express
string(76) "kurt-zouma-paraqitet-ne-gjykate-e-pranon-fajin-per-shkelmimin-e-maces-se-tij"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 12:24

Kurt Zouma paraqitet në gjykatë, e pranon fajin për shkelmimin e maces së tij

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 12:24

Mbrojtësi i West Hamit, Kurt Zouma është deklaruar fajtor për shkelmimin dhe shuplakën që ia kishte dhënë maces së tij.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi francez u deklarua fajtor për dy pika në Gjykatë sot në mëngjes, njoftojnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”

27 vjeçari u detyrua të kërkonte falje pas pamjeve tronditëse që u filmuan dhe u shpërndanë nga vëllai i tij më i vogël, Yoan, 24 vjeç, duke pranuar se kishte bërë shkelje.

Mbrojtësi i “Hammers” arriti në gjykatë i shoqëruar nga disa pjesëtarë të sigurisë, të cilët e përcollën me çadra mbrojtëse derisa doli nga vetura e deri në dyert e objektit, ndërsa interesimi i mediave që po e prisnin ishte i madh.

Si rezultat i këtij incidenti, Zouma ishte gjobitur me afro 300 mijë euro nga klubi i tij dhe dy macet e tij i janë marrë.

Gjithashtu, edhe sponsorizimi i pasur me kompaninë Adidas iu ndërpre.

Zouma ndërkohë ka vazhduar të luajë për West Hamit përkundër incidentit dhe hetimeve që kishin nisur ndaj tij, shkruan “Gazeta Express”.

Vëllai i tij, Yoan ishte suspenduar përkohësisht nga Dagenham & Redbridge para se të lejohej të rikthehej në skuadër në muajin mars.

Zouma pritet të dënohet dhe të gjobitet për abuzimin ndaj kafshës, në këtë rast maces së tij. /Gazeta Express/