“Kurrë nuk më dole nga zemra”, veterani amerikan 97 vjeçar, takohet me gruan me të cilën ra në dashuri 70 vite më parë


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:40

Në mes të Luftës së Dytë Botërore, një ushtarë i ri amerikan, rra në dashuri me një vajzë franceze 18 vjeçare deri ishte me bazë në një qytetin e saj në Francë.

Tash pas 75 vjetëve, KT Robbins i cili tani ka 97 vjet, më në fund është bashkuar me gruan foton e së cilës e ka ruajtur me zell për më shumë se gjysmë shekulli, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Robbins ishte 24 vjeçar kur për herë të parë e pa Jeannine Ganaye, e cila tani ka 92 vjet, në qytetin verilindor të Francës, Briey në vitin 1944.

Robbins sihte duke kërkuar dikë që të mund të ia lante rrobat, dhe ishte nëna e Jeannine që pranoi të e bëntë këtë. Kështu çifti u takua dhe shpejt ranë në dashuri. Por vetëm dy muaj më pas Robbins’it i ishte kërkuar të lëshonte fshatin dhe të vendosej në frontin e lindjes për të luftuar fuqitë e Boshtit.

“I thashë që do kthehesha dhe do e merrja. Por nuk ndodhi kështu”, thotë Robbins.

“Kur ai u largua me kamion unë qava, natyrisht isha shumë e mërzitur. Do të doja që ai të mos kthehej në Amerikë”, thotë Jeannine, mbiemri i së cilës tani është Pierson.

Pasi lufta kishte mbaruar Jeannine kishte filluar të mësonte anglisht, me shpresën se Robbins do vinte të e merrte atë.

Por ai ishte kthyer në SHBA. Atje u takua me një vajzë me emrin Lillian, martesa me të cilën zgjati 70 vite derisa ajo vdiç në vitin 2015.

Pierson gjithashtu u martua me 1949 dhe u bë nënë e pesë fëmijëve.

Por Robbins kurrë nuk e harroi të dashurën e saj franceze. Ai mbajti një foto të saj për dekada me rradhë.

Takimi ndodhi pasi një gazetar francez po bënte një reportazh përmbi veteranët e Luftës së Dytë Botërore. Ai dëgjoi historinë e Robbins dhe bëri kërkime që të e gjente Jeannine.

“Ajo është gjallë dhe po të pret”, i tha gazetari Robbinsit.

Menjëherë pasi u takuan të dy u puthën.

“Asnjëherë nuk të harrova”, i tha Robbins.

Ndërsa Jeannine, e cila nuk kuptonte shumë anglisht, poashtu shprehi dashurinë e saj.

Robbins përsëri u largua pasi që do ishte pjesë e ceremonisë së përvjetorit të zbarkimit në Normandi.

Tani, të dy i premtuan njëri tjetrit që do të takohen përsëri. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart