Kurat natyrale kundër tharjes së buzëve gjatë dimrit - Gazeta Express
string(52) "kurat-natyrale-kunder-tharjes-se-buzeve-gjate-dimrit"

Gazeta Express

23/01/2020 15:51

Kurat natyrale kundër tharjes së buzëve gjatë dimrit

Gazeta Express

23/01/2020 15:51

Tharja e buzëve është një problem që i prek shumë njerëz, sidomos gjatë sezonës së dimrit. Simptomat e përgjithshme të këtij problemi janë: tharja, skuqja, djegia apo ashpërsimi i tyre.

Ky problem zakonisht vjen si pasojë e mungesës së vitaminave, reaksioneve alergjike, dehidratimi, duhapirjes apo ekspozimit në temperatura të ulëta.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se ekzistojnë shumë kremra të shtrenjta, gjithsesi mënyrat më të mira të trajtimit të tyre është përmes metodave natyrale.

Një nga këto metoda është pikërisht sheqeri dhe mjalti. Përzieni dy lugë të vogla sheqer dhe një lugë mjaltë. Aplikojeni këtë masë mbi buzë dhe mbajeni për disa minuta.

Petalet e trëndafilit janë një mënyrë tjetër për t’i trajtuar buzët e thara. Pastroni petalet e trëndafilit dhe vendosni në qumësht. Pas disa orëve, shtypni petalet deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme, aplikojeni këtë masë në buzë dy tri herë gjatë ditës.

Vaji i kokosit dhe vaji i ullirit gjithashtu janë të njohura për aftësinë e tyre për ta zbutur lëkurën.

Xheli i aloe vera-s ka veti t’iu ndihmojë në shërimin dhe largimin e dhimbjeve nga plasaritja. /Express