Kura me qumësht për duar më të buta - Gazeta Express
string(35) "kura-me-qumesht-per-duar-me-te-buta"

Gazeta Express

09/06/2020 15:56

Kura me qumësht për duar më të buta

Gazeta Express

09/06/2020 15:56

Lëkura është një nga organet më të ekspozuara dhe më të ndjeshme të njeriut. Ajo ka tendencë të thahet si pasojë e ndikimeve të shumta si nga jashtë ashtu edhe nga brenda organizmit.

Kjo vlen veçanërisht për duart pasi janë kontakti i parë me shumicën e veprimtarive të përditshme. Sa herë prekni diçka, lani duart, enët, rrobat apo i dezinfektoni ato me kimikate lëkura ju thahet.

Lexo Edhe:

Krahas kremrave të shumta, që ekzistojnë për hidratimin e lëkurës sidomos së atyre të duarve, ju mund të përdorni edhe disa metoda natyrale që ju ndihmojnë në zbutjen e duarve.

Për duar të buta ju mjafton të përdorni qumësht dhe do të shihni rezultate të mrekullueshme.

Si fillim hidhni dy gota qumësht në një enë dhe ngroheni për pak sekonda. Sigurohuni që qumështi të jetë me yndyrë për t’i hidratuar duart më mirë.

Më pas vendosini duart në të dhe mbajeni për 15 minuta. Në fund të këtij trajtimi lajini duart me ujë të ftohtë dhe thajini me një peshqir të butë.

Këshilla e vetme është që të bëni kujdes me nxehtësinë e qumështit në mënyrë që të mos rrezikoni djegien apo acarimin e mëtejmë të lëkurës.

Këtë trajtim mund ta bëni një herë më jave dhe duart tuaja do duken më të shëndetshme. /agroweb /Gazeta Express