Një prift brazilian që po jepte predikimet e tij në vend përgjatë një feste u shty nga skena derisa i folte masës. Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit.
Incidenti ndodhi pasi një grua arriti t’iu ikte rojeve. Ajo iu afrua Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonie në selinë e Cançao Nova, komunitet katolik brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet.
Siç supozojnë mediet e huaja, incidenti ka ndodhur pak minuta para se ai të deklaronte se “gratë e shëndosha nuk kanë vend në parajsë”.
Prifti katolik po jepte një fjalim gjatë ceremonisë së mbylljes së një kampi rinor i cili kishte rreth 50,000 të pranishëm. Ai pësoi plagë të lehta nga rënia dhe zyrtarët vunë re se ai shpejt u kthye në skenë për të përfunduar predikimin e tij, i cili po transmetohej në internet.
Gruaja – e cila nuk është identifikuar – u dërgua në mbajtje nga policia lokale.
Mulher empurra padre Marcelo Rossi durante missa em Cachoeira Paulista (SP)Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...