Kur parlajmërohet një tradhti: Misteret e pashpjegusheme të ‘Darkës së Fundit’


Gazeta Express
13 Maj 2019 13:56

Kur bëhet fjalë për Leonardo da Vinçin, njerëzit gjithmonë bëhen kuriozë se çfarë ka dashur ai të thotë me pikturat e tij të famshme. Shumë nga veprat e tij fshehin gjëra që askush nuk i ka sqaruar

E tillë është edhe piktura e famshme “Darka e Fundit”, e cila ka disa sekrete brenda, dhe shumëherë është bërë pjesë e debateve, për ata që ka paraqitur në të Da Vinci, si kripa që derdhet që jep shenjë që dikush do të tradhtojë, prania e Jezusit, dhe Judasin.

Çfarë mund t’i bashkonte në një tavolinë Jezusin dhe Judasin? Në fakt, ka një legjendë, sipas së cilës i njëjti person ishte modeli për Jezusin dhe Judasin. Fatkeqësisht, askush nuk e di se kush është ky person.

Sipas legjendës, da Vinçi e gjeti modelin për Jezusin e tij në korrin e kishës ku punonte. Më vonë, kur piktura ishte drejt fundit, da Vinçi nuk po gjente dot një model për Judasin, prandaj i erdhi në mendje ideja e një personi të dehur që qëndron mbi hendek. Kur da Vinçi përfundoi pikturën, modeli tha se e mbante mend këtë pikturë kur kishte pozuar për të 3 vjet më parë.

Një fakt tjetër për këtë pikturë është personi që po tund kripën ngjitur me Judasin. Është e mundur që ky fakt të na çojë drejt thënies se kur derdhet kripa ka probleme, meqënëse edhe piktura tregon momentin kur Jezusi thotë se një nga pjesëmarrësit në këtë darkë do e tradhëtojë atë

Te fundit


Kthehu lart