Kur mund të ndiheni të sigurt të rrini me dikë që ka qenë i infektuar me COVID-19 - Gazeta Express
string(81) "kur-mund-te-ndiheni-te-sigurt-te-rrini-me-dike-qe-ka-qene-i-infektuar-me-covid-19"

Kur mund të ndiheni të sigurt të rrini me dikë që ka qenë i infektuar me COVID-19

Gazeta Express

29/07/2020 12:22

Përderisa sëmundja COVID-19 po vazhdon të përhapet në të gjithë globin, probabiliteti që mund të njihni dikë që e ka kaluar këtë sëmundje është i madh, por pyetja është se kur mund të ndiheni të sigurt  të jeni afër dikujt që ka qenë I infektuar me koronavirus.

Që nga moment I marrjes së virusit, personi që është infektuar fillon të zhvilloj simptoma përafërsisht 11 ditë, dhe në varësi nga serioziteti I sëmundjes duhen 2 deri në 6 javë  që ai ose ajo të rikuperohet plotësisht.

Lexo Edhe:

Sipa Qendrës për Kontrollim të Sëmundjeve, rikuperimi është mjaft kompleks dhe I ndryshëm tek persona të ndryshëm. Gjithsesi disa nga faktorë që tregojnë se një persona është shëruar nga virusi janë:

Nëse kanë kaluar së paku 10 ditë që kur janë shfaqur simptomat

Ata nuk kanë pasur temperaturë në 24 orët e fundit

Simptomat e tjera janë përmirësuar

Është e rëndësishme të theksohet se shumë njerëz, edhe pse shërohen vazhdojnë të përjetojnë disa simptoma të lehta, si vështirësi në frymëmarrje, kollitje ose dhimbje koke, por kjo sipas profesorit Willian Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive, nuk do të thotë që këta persona janë të rrezikshëm dhe mund ta përcjellin virusin. /Gazeta Express