Kur i bëri 62 vjet, 'varrosi' veturën për ta vozitur në botën tjetër - Gazeta Express
string(65) "kur-i-beri-62-vjet-varrosi-veturen-per-ta-vozitur-ne-boten-tjeter"

Kur i bëri 62 vjet, ‘varrosi’ veturën për ta vozitur në botën tjetër

Gazeta Express

12/12/2019 16:24

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij.

Chiquinho Scarpa, atëherë 62 vjeç, kishte njoftuar në Facebook se do të varroste veturën e tij Bentley e cila kushton 367,000€ që të mund ta ngiste atë në botën tjetër pasi që të vdiste.

Lexo Edhe:

Ai tha se ishte frymëzuar nga faraonët egjiptianë të cilët varroseshin së bashku më gjërat e tyre të vlefshme materiale.

Ai madje publikoi edhe një foto ku shihej pranë varrit të veturës së tij të dashur.

Por, këtë veprim braziliani e kishte bërë gjatë një konference për të promovuar dhurimin e organeve njerëzore.

Ai kishte thënë: “Është absurde të varrosim diçka më të vlefshme se Bentley: organet tuaja.”

Ai mbante një kartë në të cilën shkruhej: “Unë jam dhurues organesh. Po ti?”

Tani ao është në moshën 68-vjeçare ndërsa vetura vazhdon të jetë e groposur.