Kur e do punën më shumë se veten. Infermierja e QKUK-së sëmuret nga orari i stërngarkuar


Gazeta Express
11 Qershor 2019 15:08

Puna 12-orëshe ka bërë që infermierja e QKUK-së, Luljeta Musliu, të përfundojë si paciente.

Infermierja e repartit të Hemodializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, u sëmur dje.

“Pas një dite 12-orëshe dhe të stërngarkuar me punë në mungesë të infermiereve, pason ky shpërblim. Mbi të gjitha ose e kisha dorën e lehtë siç thonë pacientët ose nuk ndjeva dhimbje nga lodhja”, ka deklaruar ajo.

Musliu thotë se punën e njëjtë të ngarkuar do ta ketë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa shpreson se kjo situatë do të ketë përmirësim.

SHSKUK-ja së fundmi ka hapur një konkurs për 100 infermierë të kategorive të ndryshme, por kjo nuk do të mjaftojë për t’i mbuluar nevojat e klinikave.

Te fundit


Kthehu lart