Kur do lehtësohen masat kufizuese në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu - Gazeta Express
string(68) "kur-do-lehtesohen-masat-kufizuese-ne-shqiperi-pergjigjet-manastirliu"

Kur do lehtësohen masat kufizuese në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu

Gazeta Express

08/04/2020 18:11

Qeveria është duke vlerësuar ecurinë e kurbës së koronavirusit, në mënyrë që të marrë masa edhe për lehetësimin e kufizimeve.

Në një intervistë për Ora, Ogerta Manastirliu tha se hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vlerësojnë edhe situatën.

Lexo Edhe:

Pyetje: Kur do të lehtësohen masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit?

Ogerta Manastirliu: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ne do të tregohemi të kujdesshëm me hapjen me pikatore të masave. Është duke u bërë një vlerësim i kujdesshëm i hapjes së masave që do të pasohet me masa të reja që do të vendosen. Plani është i aktualizuar, por është dinamik dhe do të ketë në mbështetje të tij shifra dhe statistika të cilat na diuhet ti kemi përpara se të japim këto verdikte. Pra ditë pas dite duke vlerësuar si do shkojë ecuria e kurbës, si do jetë fluksi i pacientëve të spitalizuar, si do jetë mbarëvajtja e sistemit shëndetësor dhe mbi të gjitha si do shkojë ecuria e kubrës epidemiologjike ashtu do të vendoset edhe hapja e masave. Por edhe kjo hapje e masave do të jetë si rrjedhojë e vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vlerësojnë dhe rekomandojmë hapjen e masave dhe si është strategjia e hapjes së tyre, pasi cdo plan që realizojmë po e realizojmë bazuar në të fdhena dhe projeksione. Në këto momente duhet të jhemi të kujdeshëm dhe të vlerësojmë cdo moment.