“Kupa është e jona”: Kjo është festa e tre shqiptarëve të Lazios pasi e fituan Kupën e Italisë


Gazeta Express
16 Maj 2019 14:05

Valon Berisha e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me dy shqiptarët tjerë të Lazios, Riza Durmishi e Thomas Strakosha me trofeun e Kupës së Italisë

Lazio e ka fituar Kupën e Italisë pasi në finale e mposhti Atalantan në duelin e shqiptarëve me rezultat 2:0, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, Valon Berisha, Riza Durmishi dhe Thomas Strakosha e ngritën lart trofeun e Kupës, siç mund ta shihni edhe në fotografinë e postuar nga mesfushori kosovar në rrjetet sociale.

Berisha dhe Durmishi munguan në këtë ndeshje, ndërsa Strakosha ishte titullar në fitoren ndaj Atalantas së Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit.

“Fitues të Kupës së Italisë. Çfarë nate e mrekullueshme. Tifozë të jashtëzakonshëm. Atmosferë e zjarrtë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram Berisha, i cili qe një kohë është i lënduar dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio apo jo. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart