Kundërshtarja e Kosovës për EURO 2020 publikon listën e lojtarëve


Gazeta Express
16 Maj 2019 12:52

Pasi para dy ditëve e emëroi trajnerin e ri, Krasimir Balakovin, Kombëtarja e Bullgarisë e ka publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës, kundër Kosovës dhe Republikës Çeke.

Ekipi kombëtar i Kosovës do të përballet me Bullgarinë më 10 qershor të këtij viti në stadiumin “Vasil Levski”, ndërsa tri ditë më parë Bullgaria do të udhëtojë në Republikën Çeke për ndeshjen tjetër të muajit qershor, shkruan Gazeta Express.

Këto tri skuadra të lartpërmendura garojnë në Grupin A të kualifikimeve të Kampionatin Evropian 2020.

Momentalisht, Kosova renditet në pozitën e tretë, një pozitë më poshtë se Bullgaria, e cila megjithatë e ka zhvilluar një ndeshje më shumë se ajo.

Tabela e Grupit A të kualifikimeve për EURO 2020:

Dy ditë më parë, Bullgaria e emëroi në pozitën e trajnerit Krasimir Balakovin, dikur ish-futbollist i njohur bullgar. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart