Kumtesë nga grupi këshillues i VMRO-DPMNE-së të Qytetit të Shkupit - Gazeta Express
string(66) "kumtese-nga-grupi-keshillues-i-vmro-dpmne-se-te-qytetit-te-shkupit"

Kumtesë nga grupi këshillues i VMRO-DPMNE-së të Qytetit të Shkupit

Gazeta Express

06/06/2020 11:02

Petre Shilegov vazhdon  me ripunësimin e qytetit të Shkupi nga i cili krijon shtab partiak. Tani ai përmes ndërmarrjes  Higjiena Komunale ka lidhur marrëveshje të re  për punësime të përkohshme  në vlerë prej 9 milion denarë, përkatësisht 150 mijë euro.

Këto punësime janë partiake  në prag të zgjedhjeve dhe kjo paraqet keqpërdorim të gjendjes  që Shilegov në vend se ta ndihmojë qytetin, e ndihmon partinë. Dje publikuam se për punësimet partiake në Drislla  do të shpenzojë 8.6 milion denarë ose 140 mijë euro. Vetëm përmes Drisllës dhe Higjienës Komunale për punësime të reja partiake Shilegov  do të shpenzojë  gati 300 mijë euro. Kjo quhet ryshfet zgjedhor dhe keqpërdorim të parave të shkupjanëve me të cilat disponon Shilegov. Nuk ka sqarime për vëllim të rritur të punës  as në cilën mënyrë i arsyeton  shpenzimet e tilla për punësime partiake.

Lexo Edhe: