Kumbulla më i miri për Veronën, Rrahmani me notë të mirë gjithashtu


Gazeta Express
15 Shtator 2019 23:01

Rrahmani dhe Kumbulla kanë luajtur së bashku në mbrojtjen e Veronës kundër Milanit dhe kanë bërë paraqitje pozitive.

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.

Të besuarit e Marco Giampaolo kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te Verona, duke triumfuar me rezultat minimal, 0-1.

Kuqezinjtë morën tri pikë falë një penalltie të fituar me ndihmën e VAR në minutën e 68’, të cilën e shndërroi në gol sulmuesi, Krzysztof Piatek.

Për Veronën, nga minuta e parë luajtën mbrojtësit shqiptarë; Amir Rrahmani dhe talenti premtues i Shqipërisë, 19-vjeçari Marash Kumbulla.

“Whoscored.com” e ka vlerësuar Kumbullën si më të mirin për Veronën kundër Milanit, duke e vlerësuar me notën 7.2, ndërsa Amiri u vlerësua me notën 6.5, raporton Gazeta Express.

Më i miri në këtë takim u vlerësua mbrojtësi i Milanit, Musacchio.

Amiri u largua nga loja në minutën e 79’, duke lëshuar vendin për Gennaro Tutino, kurse Kumbulla luajti për 90 minuta. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart