Kultivonin kanabis, arrestohen 7 persona në Krujë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 19:27

Policia e Krujës vuri në pranga shtatë persona për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për  shtetasit:

T.K.,  27 vjec, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, të gjithë banues  në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë.

Si dhe u bë ndalimi i shtetasit  B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për  veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë kultivuar bimë narkotike,  në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë,  ku në  periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë   të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K.,  Policia gjeti dhe  sekuestroi një armë zjarri Pistoletë .

Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Te fundit


Kthehu lart