Eh, gushti osht kulmi i verës, ngjarjeve verore, festivaleve nën qiell të hapun, muzikës, filmit e artit. Ku me shku, çka me dëgju, çka me lexu e qysh mu veshë? Qe Monday Marks me propozime.
Po shkon korriku, po vjen gushti, koha kur vera nuk ka nevojë m’u prezantu. Qielli rri hapun non stop, netët zgaten, e secili festival, koncert, performancë apo darkë duket si ftesë me e shiju jetën ma shumë. Osht java kur nashta hala s’e ke ble biletën, po je tu mendu ku me shku e qysh me ja bo. A me flejt te shoqnia në Prizren për Dokufest, a çka me vesh për Sunny Hill, m’u nis për Hapufest në Gjakovë për art në rrugë, apo mu kthy kah Tirana me provu diçka pak ma të pazakontë nga fermenteria TOKA dhe Destil Creative Hub?
Mundeni me kalu edhe një natë ma intime në PI me Laurën, ose diçka shumë ma galla te opera n’shesh e Rame Lahaj. E nëse jeni në mood ma kontemplativ, keni diskutim publik në Mitrovicë nga Indefinite Institute dhe një libër të mirë nga Iliriana Rama Allajbegu. E krejt në fund, kudo që të shkoni, qoftë edhe deri në market me ble akullore me shoqni, teshat e Fenity kanë me ju bo edhe juve t’ambla – si akullore 🙂
Këtë javë, Monday Marks ju sjell një listë që e përmbledh çka me pa, çka me dëgju, çka me lexu, qysh me u vesh, edhe ku me hangër e me kcy, qysh i ka hije gushtit në Kosovë e Shqipni. Qe ku e keni listën, lexoni, shpërndani, zgjedhni, tranohuni se vera o ka shkon si zalli n’sahatin e vjetër…
Linku për krejt eventet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-28-korrik