Kosova e ka mbyllur garën e fundit për këtë vit në xhudo ‘World Judo Masters’ me një medalje të artë.
Në këtë garë të zhvilluar në Kinë, Kosova u përfaqësua nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.
Nora Gjakova u eliminua që në rrethin e parë, derisa Akil Gjakova i fitoi tri lufta, por më pas pësoi lëndim në dorë dhe nuk arriti ta vazhdojë garën.
Nga ana tjetër, Distria Krasniqi u kthye në Kosovë me medaljen e artë.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...