Kujtim Gjuzi vjen me një dosje të verdhë: Kam këtu emrat e spiunëve që futen në kuvendin shqiptar!


Gazeta Express
15 Maj 2019 23:14

“Kur vajta deputet e lava makinën time vetë. I thash lavazhierit lëre se e laj vetë”. Kjo deklaratë e Kujtim Gjuzit në emisionin Opinion mori një duartrokitje.

Blendi Fevziu: Për këtë jepini një duartrokitje zotërisë…

Veç punës si rrobaqepës, ekonomist, në marketing ai tha se kishte qenë edhe president i një autoshkolle

“Ju thoni që kam qenë shofer në autoshkollë, kam qenë si president i kompanisë, kontrolloja instruktorët”, tha Gjuzi.

Në emision, veç orës, telefonit ai kishte dhe një dosje të verdhë. Por çfarë kishte në atë dosje?

“Emrat e spiunëve që futen në kuvend”, theksoi Gjuzi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart