Kujdestarët mahniten nga lindja e rrallë e elefantëve binjakë në strehën në Tailandë  - Gazeta Express
string(84) "kujdestaret-mahniten-nga-lindja-e-rralle-e-elefanteve-binjake-ne-strehen-ne-tailande"

Fun

Gazeta Express

15/06/2024 19:31

Kujdestarët mahniten nga lindja e rrallë e elefantëve binjakë në strehën në Tailandë 

Fun

Gazeta Express

15/06/2024 19:31

Murgjit budistë në Tailandë nisën dje bekimet për dyshen binjake të elefantëve, një mashkull e një femër, një javë pasi lindja e rrallë rrezikoi të kthehej në një tragjedi.

Nëna e tyre Chamchuri, lindi dyshen natën e 7 qershorit në kampin e kafshëve në kryeqytetin e lashtë të Tailandës, Ayutthaya, tashmë një destinacion i njohur turistik rreth 70 km në veri të kryeqytetit Bangkok.

Lexo Edhe:

Streha shtetërore e elefantëve Ayutthaya tha se lindja e binjakëve ndodh për herë të parë aty dhe besohet se është vetëm e treta në botë.

Dyshja janë fëmija i katërt e i pestë i nënës së tyre 30-vjeçare.

Kujdestarët thanë se prisnin vetëm një bebe gjatë lindjes, kur një elefant i dytë doli rreth 20 minuta pas të parit duke i lënë të shokuar.

Kujdestarët thanë se duhet të vepronin me shpejtësi për të ndaluar që dhe nëna elefant, e shokuar po aq sa ata, të mos plagoste padashje bijën e saj.

Një prej kujdestarëve Charin Somwang, ishte plagosur në këmbë duke hyrë mes nënës dhe bebes së dobët, për të parandaluar aksidentin.

Ai tha për të përditshmen vendase Thailand’s Daily se është normale që nënat elefant të shkelin ose lëvizin me këmbë të sapolindurin e tyre, për të kontrolluar nëse është gjallë.

Por sipas tyre femra ishte tepër e dobët për të përballur shkelmin e nënës.

Dhe ato përfunduan dje ciklin e kujdesit mjekësor duke u shpallur të shëndetshme, teksa kryen dhe ceremoninë e bekimit nga murgjit, ku i ofruan tabaka me banane dhe kupa me qumësht.

Elefantët janë pjesë e madhe e identitetit kombëtar në Tailandë dhe konsideron si simbol i vendit.

Më parë ata ishin thelbësorë për tregtinë e drurit por tashmë shumë kanë mbetur ‘të papunë’ dhe mjaft elefantë të egër bredhin në pyjet e mbetura ose mbahen në streha kafshësh dhe kopshte për turistët.