Kujdesi për stilin personal, imazhin e trupit dhe blerjen e rrobave


load
Gazeta Express
1 Nëntor 2019 13:24

Ka zgjedhur një profesion të veçantë, e për më tepër për vendin tonë.

Gazetare: Pranvera Osdautaj

Merita Krasniqi është trajnuar në mënyrë unike për stilin personal, imazhin e trupit, blerjen e rrobave dhe zbulimin e ngjyrës që ju përshtatet.

Merita është në shërbim të të gjithë atyre që duan të ndjehen me vetëbesim dhe që duan të duken atraktiv. I gjithë shërbimi zgjat disa seanca, ku secila prej tyre ka edhe procedurat e nevojshme.

Vlen të përmendet se një shërbim i tillë ofrohet vetëm për femra, ku përveç detajeve që përmendëm ofrohet edhe përshtatja e formës se flokëve, ide për përdorimin e aksesoreve, si të përshtaten rrobat në ndonjë rast të veçantë, etj.

Këshilla të tilla nuk bëjnë përjashtime në asnjë detaj, si për shembull pesha apo gjatësia, përkundrazi secila prej jush do të fitojë vetëbesim dhe më shumë dashuri për trupin tuaj.

Te fundit


Kthehu lart