Kujdes me këto lodra të fëmijëve, shumica përmbajnë substanca kancerogjene


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:00

Përafërsisht të gjithë fëmijët kanë një nivel të konsiderueshëm të plastikës në urinën dhe feceset e tyre, kanë thënë pjesëmararësit e një studimi të fundit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët gjermanë kanë analizuar së paku 15 produkte të plastikës të përdorura në 2.500 fëmijë. Sipas rezultateve 11 nga 15 prej këtyre substancave njihen për efektin e tyre kancerogjen.

Kimikalet përbërëse të këtyre produkteve sipas studimeve të mëparshme kanë qenë të lidhura me kancerin. Shkencëtarët gjermanë kanë thënë se ata janë shumë të brengosur pasiqe këto produkte kanë një përdorim të gjerë tek fëmijët.

Shkencëtarët kanë analizuar mostrat e urinës tek disa fëmijët dhe kanë vërejtur një sasi të këtyre kimikaleve.

Rezultatet përfundimtare të këtij studimi ende nuk kanë dalur, mirëpo ata paralajmërojnë njerëzit të kenë kujdes dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga këto produkte shumë të dëmshme.

“Këto produkte duhet të ndalojnë së prodhuari, dhe kontrolli ndaj këtyre substancave të lidhura më kancerin duhet të shtohet”. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart