Kufizimi i lëvizjes, shton radhët e qytetarëve para bankave - Gazeta Express
string(58) "kufizimi-i-levizjes-shton-radhet-e-qytetareve-para-bankave"

Gazeta Express

07/04/2020 15:03

Kufizimi i lëvizjes, shton radhët e qytetarëve para bankave

Gazeta Express

07/04/2020 15:03

Radhët e gjata të pritjes nëpër banka nuk munguan as mëngjesin e sotëm në kryeqytet, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Pas njoftimit se ndalesa për lëvizja nga nesër do të nisë në orën 16.00, ndërsa në fundjavë do të jetë 24 orë, qytetarët vërshuan bankat e postat. Pavarësisht se pagesat e faturave mund t’i bëjnë edhe online, shumica thonë se pagesa në sportel është me e sigurt.

Lexo Edhe:

“Prej në ora 9. Që të mos më bllokohet kartela në bankomat. Mund të më bllokohet kartela dhe pastaj të mos mund të intervenoj më pas. Njëherë mu bllokua”.

“Gjysmë ore jam tu prit për të hyrë brenda”.

“Ka gjysmë ore”.

A prisni për në bankomat ose për brenda?

“Për brenda, për brenda”.

Mendoni se do të mbaroni punë shpejtë?

“Jo ka pritje shumë. Jam për pagesë”.

“Më sigurt e kam kështu tu them të drejtën. Për shkak se online njëherë kam paguar dhe pas dy viteve më ka ardhur se nuk kam paguar. Tani Paguaj dhe i ruaj faturat. Po duhet të respektohen masat”.

“Nëpër banka ka, por nëpër vende të tjera jo”.

Qytetarët thonë se vendimet dhe masat që miratohen nga autoritetet duhet të respektohen. Por ka edhe nga ata që mendojnë se bëhet panik i panevojshëm.

“Unë jam në pension dhe masat i përkrah. Patjetër të respektohen sepse kjo është situatë e rrezikshme”.

“Është rrezik siç thonë mjekët. Duhet të mbyllemi brenda. Të hamë të pimë e të rrimë brenda”.

“Duhet të respektohen. Po nuk ka gjë o vëlla, panik vetëm”.

Përveç nëpër banka, frekuentim i shtuar i qytetarëve kishte edhe në dyqane dhe tregje./GazetaExpress/B.Lika/