Kuçi: Nëse LDK krenohet me Rugovën, ne duhet të krenohemi me Thaçin


Gazeta Express
22 Maj 2019 22:54

Partia Demokratike e Kosovës ka vetëm një kryetar dhe ai është Kadri Veseli. Kështu është i bindur Hajredin Kuçi e që sipas tij në PDK vendimet merren nga Veseli dhe kryesia e PDK-së.

Kuçi ka thënë se as Hashim Thaçi nuk është kryetar i PDK e as Kadri Veseli president i Kosovës.

“Ne e kemi një histori të përbashkët më presidentin Hashim Thaçi dhe ajo histori nuk është për marre apo për turp, por është krenare që ka shënuar ngritje PDK. Nuk ka ndarje mes z. Veseli dhe z. Thaçi në kuptimin e mendimeve politike por Kadri Veseli nuk është president i vendit por edhe presidenti nuk është kryetar i PDK-së”.

“Ka parti politike që thirren në trashëgim politike që tashmë nuk është gjallë dhe nuk ka asgjë të keq që gjërat e përbashkëta të ndërtuara të thirren ne emër të dikujt, por vendimmarrjet në PDK janë formale e institucionale. Nuk i bën dëm Kosovës me thonë që këta janë bashkë ose kundër”, ka thënë Kuçi për Gazetën Blic.

Te fundit


Kthehu lart