Kubo dhe Rodrygo tregojnë klasin e tyre


Gazeta Express
12 Korrik 2019 23:41

Real Madridi ka vazhduar stërvitjet në Montreal në Kanada.

Nga dita e parë në parasezon janë grumbulluar edhe ardhjet e reja, 18-vjeçarët, Rodrygo Goes dhe Takefusa Kubo, raporton Gazeta Express.

Në stërvitjen e së premtes, Kubo dhe Rodrygo kanë treguar klasin e tyre, ashtu si edhe Luka Jovic.

Më poshtë mund t’i shikoni videot e publikuar nga Reali në “Twitter”.

Kujtojmë se Reali po stërvitet pa praninë e Zinedine Zidane.

Reali ka njoftuar se trajneri francez është kthyer në Evropë për arsye personale, duke mos treguar diçka më shumë, apo se edhe kur do të kthehet në Montreal. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart