Kualifikimi i Kosovës në EURO do t’i sillte telashe UEFA-s


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 15:14

Kampionati Evropian 2020 do të jetë i veçantë, pasi që, për herë të parë në histori, turneu do të zhvillohet në 12 vende evropiane dhe do të marrin pjesë 24 Kombëtare. Me kualifikimin potencial të Kosovës, UEFA do të përballet me disa telashe.

Kosova është duke luftuar për një vend kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 në Grupin A, përkundër që është ekip kombëtar vetëm që tre vjet. Me 11 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve, Kosova radhitet e treta në grup – pas Anglisë me 15 pikë dhe Çekisë me 12, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Kosova ka qenë e pavarur për mbi dhjetë vjet, 79 shtete – përfshirë këtu Spanjën, Rusinë, Azerbajxhanin, Rumaninë – nuk e njohin pavarësinë e saj. Në disa prej këtyre vendeve do të zhvillohet EURO 2020

Nëse Kosova e arrin kualifikimin në EURO 2020 dhe caktohet në një grup ndeshjet e së cilit do të zhvillohet në një vend që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, ndeshjet do të duhet të zhvendosen në një lokacion neutral. Për shkak të kësaj, Kampionati Evropian U17 në shkurt, që ishte planifikuar të mbahet në Spanjë, u zhvendos në Zvicër.

Edhe vetë shorti i 30 nëntorit në Bukuresht të Rumanisë mund të jetë i çuditshëm. Kosova nuk duhet të jetë në grup me Serbinë, Bosnjën apo Rusinë për shkak se një gjë e tillë nuk lejohet nga UEFA. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart