Ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë? - Gazeta Express
string(47) "ku-ndodhen-rezervat-me-te-medha-te-arit-ne-bote"

Ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë?

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 23:16

Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e të gjithë botës.

Nga kjo krizë është përfshirë edhe ari ku për shkak të ndërprerjes së prodhimit në miniera, ka pësuar rritje të çmimit.

Lexo Edhe:

Por cilat janë 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë?

Në vendin e pestë renditet Rusia e cila zotëron 2295 ton ar.

Më pas vijon Franca me 2436 ton, përfshirë edhe 100 ton monedha ari.

Italia nuk ka shumë diferencë nga Franca, por radhitet në vendin e 3-të me 2452 ton ar.

Gjermania që prej krizës financiare globale në 2008 ka blerë në mënyrë konstante ar dhe zë vendin e dytë në botë më rezerva prej 3362 ton.

Në vendin e parë renditet SHBA me 8133 ton ar ku pjesa më e madhe e të cilit ruhet në kështjellën Knox në Kentaki.

Në 5 vendet e fundit të listët më 10 vende të publikuar në “World Economic Forum”  janë Holanda, India, Japonia, Zvicra dhe Kina, ku India është konsumatori më i madh i arit në botë, një rritje kjo e ndikuar nga popullariteti i tij në dasmat indiane, ndërsa Zvicra ka nivelin më të lartë të arit në botë për frymë me 1040 ton rezerva.

Përgjatë pandemisë blerjet e arit kanë qenë më të ulëta.

Ndërsa bankat kryesore shisnin rezervat për të injektuar likuiditet në ekonomi.