string(46) "ku-me-shku-e-cka-me-pa-kete-jave-ja-propozimet"

Arte

Gazeta Express

05/05/2025 10:40

Ku me shku e çka me pa këtë javë? Ja propozimet!

Arte

Gazeta Express

05/05/2025 10:40

Plot ngjarje këtë javë prej Prishtinës, Prizrenit e Tironës: ekspozita arti, muzikë elektronike e klasike, “festimi” i Ditës së Europës, plus do kukulla lozonjare punk Made in Kosova. Ja top-lista!

Sapo e kryjtëm një vikend t’gjatë për 1 maj, po vjen festa tjetër që veq na e kemi ditë pushimi 9 maji, Dita e Europës. Por s’po ankohemi se taman keni kohë me vizitu ngjarje n’tona anët. Ma s’pari po ja nisim me ekspozita: Galeria Qahili feston ditëlindjën e 12-të me plot aktivitete, por ekspozitë të mirë të Esat Vallës ka edhe në galerinë tjetër private të kryqytetit Open Gallery. N’Tironë mundeni me vizitu galerinë e qytetit për ekspozitë të bukur me tema mesdhetare të Aneo Gremit. 

Muzikë ka gjethkah: Që doni me kcy deri n’orët e hershme t’mëngjezit, e keni Rave eventin në AMC me super llajnap Fadi Mohem, George Adi, Sama’ Abdulhadi dhe Uran B. Zone e ka Unum pre-party me [a:rpi:a:r]. Edhe n’Prizren keni muzikë të çart, Putan Club vijnë me muzikën e tyne radikale në Destill Garden. E që doni muzikë klasike: Chopin Festi po ja nisë me koncert bash për me festu Ditën e Europës me pianistën Maria Ludwika Gabryś-Heyke ndërsa anej kufinit n’Tiranë orkestra e RTSH po e nis sezonin me Shostakovich. E 

E krejt në fund po ju sjellim edhe serinë ma të re të prodhimeve vendore, super urbane e super cool nga Skyte: do kukulla të trenta. Bash si na qysh jemi 🙂

Hajt shihemi gjatë javës nëjkah!

Ja linku për krejt rekomandimet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-5-maj