Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë - Gazeta Express
string(70) "ku-do-te-shkojne-parate-e-kursyera-nga-zvogelimi-i-rrogave-te-qeverise"

Gazeta Express

19/02/2020 8:15

Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë

Gazeta Express

19/02/2020 8:15

Duke folur për Ligjin për Pagat, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se ai ligj do të shqyrtohet me shumë kujdes.

“Ne duhet të presim se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në cilindo rast, do të ketë palë të kënaqura dhe të pakënaqura. Ai Ligj kaloi në Kuvend në mënyrën që s’do duhej kaluar”, tha ajo.

Lexo Edhe:

Nagavci tha se vendimi për zvogëlimin e pagave të kabinetit qeveritar hyn në fuqi menjëherë, ashtu siç ka hyrë vendimi i qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave, pra me vetëm një vendim qeveritar.

Sipas saj, Buxheti i vendit do të kursejë deri në 20 milionë euro me zvogëlimin e pagave dhe kursimet që do t’i bëjnë nga shpenzimet e luksit. Nagavci thotë se këto mjete do të shkojnë në sektorë të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Do të kursejmë rreth 15 milionë euro të Buxhetit, qoftë nga zvogëlimi i kabinetit, nga më shumë se përgjysmimi i të emëruarave politikë dhe nga zvogëlimi i pagave. Nëse këtu e shtojmë edhe kursimin që do të bëhet në vazhdimësi nga shpenzimet e luksit, besoj se do të jenë mbi 20 milionë euro që do të kursehen nga Buxheti, dhe këto mjete do të shkojnë për sektorët që janë të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, potencoi Nagavci në KTV.