Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot - Gazeta Express
string(51) "kthjellime-dhe-vranesira-si-pritet-te-jete-moti-sot"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 8:06

Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 8:06

Sipas MeteoAlb: Vijon Shqipëria të mbizotërohet nga kthjellimet në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që orët e mesditës dhe në vijim të ketë shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Lexo Edhe:

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të sjelli në Kosovë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në zonat veriperëndimore. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të behën më të dukshme, KU gjatë pasdites do të pësojnë zhvillime të përkohëshme në zona të izlouara duke gjeneruar reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedoninë e Veriut gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin kalime vranësirah në të gjithë vendin, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore dhe Lindore do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu Skandinavia dhe pjesërisht Ballkani Veriperëndimor paraqiten dhe Britania e Madhe do mbizotërohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.