Kthimi nga Siria, Kosova pushton faqet e mediave botërore


Gazeta Express
20 Prill 2019 11:27

Lajmi për vendimin e  autoriteteve të Republikës së Kosovës për të riatdhesuar 110 shtetas të saj të kthyer nga Siria, ka pushtuar të gjitha faqet e mediave botërore.

Që nga SHBA-ja e deri tek mediat e Arabisë Saudite, sot po raportohet për këtë veprim të institucioneve të Kosovës.

Katër nga të kthyerit dyshohet madje se kanë luftuar përkrahë ISIS-it, ndërsa 7 fëmijë janë kthyer pa prindër fare.

Këtë veprim e ka përshëndetur Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, dukë thënë se Kosova po tregon një shembull për anëtarët e Koalicionit Global kundër ISIS-it./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart