Ktheu bakshishin pasi kamerierja kërkoi më shumë - Gazeta Express
string(48) "ktheu-bakshishin-pasi-kamerierja-kerkoi-me-shume"

Ktheu bakshishin pasi kamerierja kërkoi më shumë

Fun

Gazeta Express

07/01/2021 23:49

Gjithçka po shkonte mirë derisa kamerierja u përlesh me burrin pas ushqimit, mirëpo njerëzit në rrjetet sociale u pajtuan që burri nuk kishte vepruar në mënyrë të paarsyeshme

Shijimi i një dreke në një restorant rezultoi me poshtërim për një burrë kohëve të fundit.

Lexo Edhe:

Jo pse ndodhi diçka e pazakonshme gjatë ushqimit por për shkak të një incidenti me një kameriere e cila vendosi të kërkoi më shumë pas darkës.

Ishte menduar që ai ta shijonte darkën në restorant dhe gjithçka po shkonte mirë derisa erdhi koha e pagesës.

“Unë darkova në një restorant lokal kinez me një shok”, ka shkruar një djalë në mënyrë anonime në Reddit.

“Ushqimi i mirë, por nuk kishte asnjë bashkëbisedim me ndonjërin nga kamerieret përveç shërbimit të ushqimit, derisa ju duhet ta rezervoni tavolinën tuaj online fillimisht si dhe vendin nga ku shërbehet ushqimi online për shkak të masave kundër Covid-19”.

“Fatura doli të jetë afër 30 dollarë dhe unë lash bakshish më pak se 15 për qind, diku 5 dollarë”.

“Kamerierja e jonë e mori faturën nga tavolina, paguam me kesh dhe derisa ishim gati të largoheshim, ajo u kthye me 5 dollarë që ne lamë bakshish dhe na u drejtua me një ton tepër agresiv duke thënë “Mos ishte diçka keq me ushqimin? Ku është pjesa tjetër e bakshishit”.

Burri nuk i mori mirë këto fjalë – i cili ishte i bezdisur nga mënyra e sjelljes së saj.

“Nuk e pëlqeja mënyrën se si ajo u afrua në drejtimin tonë dhe isha i shokuar dhe i hutuar nga ky bashkëbisedim, pasi që ishte hera e parë që po përballesha me një kameriere që nuk i dhashë bakshish tamam, pasi që bakshishet e mija janë 15 për qind e vaktit të ushqimit në restorante”, shtoi ai.

“I frustruar, ia mora bakshishin 5 dollarë që ia lash nga fatura dhe u largova nga restoranti me shokun tim pa thënë asnjë fjalë, pavarësisht se kamerierja përpiqej ta kishte vëmendjen tonë derisa po largoheshim”.

“Në një moment, ne të dy u pajtuam se ishte një gjë e çmendur që bëri kamerierja, duke vepruar sikurse ne nuk i lamë fare bakshish”.

“Kamerierja me të cilën u përballëm nuk kishte pasur pothuajse fare kontakt me ne gjatë gjithë kohës pasi që ajo ishte aty për të na shërbyer ushqimin dhe mandej për ta paguar atë”.

“Por, më vonë reflektuam dhe ne mendonim se çfarë është dashur të bëjmë në këtë situatë?”.

“Ta injorojmë kërkesën e saj për bakshish më të madhe dhe të lëmë 5 dollarë bakshish ashtu siç bëmë ne?”.

Kështu ai pyeti njerëzit në Reddit nëse ai ka gabuar por ai u mbështet në komente të lexuesve.

Një redditor tha: 15 për qind bakshish nga shuma ka kuptim, sidomos kur është më e lehtë për të hequr nga xhepi 5 dollarë.

“Plus, dallimi në mes të një bakshishi nga 15% dhe 20 % në këtë rast është një dollar, kështu që nuk jam i sigurt se çfarë ka pritur ajo”.

“15 për qind janë të mjaftueshme, ju keni dhënë më shumë. Marrja e bakshishit nga kamerierja është tërësisht e justifikueshme”, tha një komentues tjetër.

“Të jesh i kënaqur që ke zgjedh të japësh 5 dollarë dhe ajo duhet të jetë e lumtur që nuk është pushuar nga puna, të cilën gjë ajo e meriton”, tha një komentues tjetër. /GazetaExpress/