Kthehen nga Amerika e largët dhe Evropa për të votuar, shumica për Rekën


Gazeta Express
17 Prill 2019 9:31

Në Aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit ditëve të fundit është shtuar fluksi i mërgimtarëve që vijnë për pushime në vendlindje. Por disa prej tyre nuk fshehin se arsye janë edhe zgjedhjet presidenciale.

Nafi Alimi nga Amerika e largët ka ardhur në vendlindje për një pushim të shkurtër, por edhe për të shfrytëzuar të drejtën e tij si votues.

Ai pranon hapur se ka ardhur për të votuar prof.dr. Blerim Rekën për president, si kandidat i Lëvizjes BESA dhe ASH.
“Një arsye është edhe kjo që të shfrytëzoj të drejtën e votimit bashkë me familjen time. Është një nder dhe obligim kombëtar që të votojmë prof.dr. Blerim Rekën, sepse ai është një figurë që na përfaqëson ne me dinjitet dhe vlera të mëdha si intelektual”, thotë Nafiu nga Kërçova.

Sipas tij, edhe mërgimtarë të tjerë që kanë të drejtën e votimit duhet të vijnë në vendlindje dhe të japin votën e tyre, sepse ka rëndësinë e saj

.
Përveç kërçovarëve, edhe shumë dibranë, struganë e presparë nga Amerika kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit, duke mos fshehur faktin se kanë ardhur edhe për të votuar.

“Diaspora jonë është një themel i kombit, sepse ajo gjithmonë ka dhënë kontributin e saj. Ja edhe tani po vijmë për të kryer misionin tonë në këto zgjedhje, sepse nuk mund të rrijmë rehat”, thotë Agroni që ka mbërritur nga Nju Jorku.


Alisetar Ramadani, sekretar i përgjithshëm i LDSHM-së SHBA/Evropë” që jeton në Zvicër bën thirrje që mërgata sa më masovikisht të votojë në zgjedhjet e së dielës./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart