Kthehen dhjetëra kosovarë nga Siria, Tahiri në ora 10:00 jep detajet


Gazeta Express
20 Prill 2019 8:21

Dhjetëra kosovarë që kanë qenë në zonat e luftës në Siri janë kthyer mbrëmë në Kosovë me një aeroplan i cili ka mbërritur në orës mes së premtes dhe së shtunës.

Në Aeroportin “Adem Jashari” ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili konfirmoi se operacioni i planifikuar për kthimin e qytetarëve kosovarë nga Siria ka përfunduar me sukses.Mirëpo, mbrëmë ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, pasi sot prej orës 10:00 do të mbajë një konferencë për media ku do të tregojë më shumë rreth operacionit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria. 

Një numër më i madh i forcave policore është vënë re në aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa ka pasur edhe ambulanca dhe mjete të tjera transportuese.

Te fundit


Kthehu lart