KSHZ: Salihi përplaset me Derkovskin për paratë e Lëvizjes Besa - Gazeta Express
string(62) "kshz-salihi-perplaset-me-derkovskin-per-parate-e-levizjes-besa"

KSHZ: Salihi përplaset me Derkovskin për paratë e Lëvizjes Besa

Gazeta Express

27/02/2020 9:33

Anëtari i KSHZ-së, Enver Salihi ka sqaruar opinionin lidhur me deklaratën e kryetarit të KSHZ-së, Derkovski, i cili theksoi se nëse BESA koalicionon me LSDM, atëherë komisionerët dhe buxheti i KSHZ-së i takon ASH-së, përcjell Express nga Ina.

Ja sqarimi i plotë i Salihit:
“Përshkak të interesimit të madh të opinionit kisha dashur që publikisht të prononcohem lidhur me deklaratat që i dha kryetari I KSHZ për një TV të caktuar mendoj se janë ta pasakta dhe të bazuara në mendim personal dhe nuk janë qëndrim oficial i KSHZ-së që vepron si organ kolektiv.
Pët t’i sqaruar gjitha dilemat po ua citoj dispozitat ligjore nga Kodi Zgjedhor me zbërthimin e se cilave edhe laiku më i madh do ti ketë të qarta këto dilema.

Lexo Edhe:

-Neni 2 pika 10 – përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit
parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )

-Neni 38 pika 5 njërin anëtarë dhe zëvendsi e këshillit zgjedhor (vendvotim) e caktojnë partitë politike
që janë në opozitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të
votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )

-Neni 38 a pika 8 – 2 antëtarë dhe zv anëtarët e këshillave zgjedhor (vendvotim në PDK) emërohen nga
partitë politike në opozitë të cilët kanë fituar numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit
parlamentare (VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa)

-Neni 75 gj pika 1 – gjatë procesit zgjedhor radiodifuzerët mundet të emetojnë program politik me pagesë në kohëzgjatje prej 9 minutave , nga të cilat 4 minuta janë të parapara për partitë politike në pozitë (LSDM+ BDI ), 4 minuta për partitë politike në opozitë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Besa)

-Neni 75 gj pika 12 hapsira reklamuese e portaleve dhe mediumeve të shtypura ndahet si vijon:

*më së shumti 45% e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në pozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(LSDM-BDI)
*më së shumti 45% e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në opozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-BESA )