Kryhen xhirimet e sezonit të katërt të “La Casa de Papel”


Gazeta Express
13 Gusht 2019 19:19

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) po thyen rekordet e shikueshmërisë jo vetëm në vendet që gjuhë amëtare kanë spanjishten, por edhe në vende të tjera nëpër botë.

Kjo dëshmohet me vet faktin se në Netflix ky serial është më i shikuari, përjashtimisht atyre të gjuhës angleze, ku deri më tani vetëm sezoni i tretë ka 34.4 milionë shikime.

Lajmi i mirë është se seriali po vjen edhe me sezonin e katërt.

Kjo është bërë e ditur nga aktorja, Esther Acebo, e cila shfaqet në rolin e Monica Gaztambide apo Stokholmit.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e sezonin e katërt të serialit dhe ka falënderuar kolegët e saj siç ka thënë ajo për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm.

Se “La Casa De Papel” do të ketë një sezon të katërt e ka pohuar edhe regjisori Alex Pina, por nuk ka dhënë datë se kur do të transmetohet, përcjell rtv21. As Netflix nuk ka bërë të ditur akoma një gjë të tillë.

Ndërkohë sezoni i tretë u publikua më 19 korrik të këtij viti. “La Casa De Papel” në sezonin e tretë paraqet një bandë prej tetë vetash të cilët vodhën ari nga Banka e Spanjës.

Në sezonin e tretë, plani i tyre përfshinte shpëtimin e një prej anëtarëve të bandës Rio (luajtur nga Miguel Herran), i cili u kap dhe u torturua nga policia spanjolle e cila dëshironte më shumë -informacion në lidhje me grupin e tyre.

E dashura e tij, Tokio (luajtur nga Ursula Corbero), bashkoi bandën edhe një herë, pavarësisht jetës së tyre të rehatshme për të shpëtuar Rio-n.

Megjithëse ata patën sukses në misionin e drejtuar nga El Professor (Profesori, luajtur nga Alvaro Morte), Rio vendosi të shkëputej me Tokio deri në fund të sezonit.

Të dy të dashuruarit vunë në dyshim lidhjen e tyre dhe kuptuan se ndarja ishte gjëja më e mirë për njëri-tjetrin.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart