Kryhen takimet në Ohër, Borrell del shpejt para mediave
Gazeta Express
18/03/2023 21:56
Pas më shumë se 10 orë negociata, Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka përfunduar takimi trilateral në Ohër.
Shefi i diplomacisë së jashtme të BE’së, Joseph Borrell pritet të dalë në konferencë pas pak.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, përmes një cicërime në Twitter.
Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuciqit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orës 10 në mëngjes.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the ?? facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch ? live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh