Kryetarja e trupit gjykues të Apelit në Speciale: Gjykata u krijua pas frikësimit të dëshmitarëve - Gazeta Express
string(96) "kryetarja-e-trupit-gjykues-te-apelit-ne-speciale-gjykata-u-krijua-pas-frikesimit-te-deshmitareve"

Kryetarja e trupit gjykues të Apelit në Speciale: Gjykata u krijua pas frikësimit të dëshmitarëve

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 14:24

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca ku do të shpallet aktgjykimi i Apelit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kryetarja e trupit gjykues, ndër tjerash, tha në fillim të seancës se Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i gjykuar krimet e luftës dhe se para themelimit të kësaj gjykate, në Kosovë kishte “pengesa”, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Pengesat e hasura nga gjykatat dhe tribunalet e tjerë në zbulimin e së vërtetës përbënin një shqetësim të vazhdueshëm, ku përfshihej frika e dëshmitarëve për të dëshmuar në mungesën e besimit të tyre te masat mbrojtëse”, tha ajo.

“Pikërisht në këtë kontekst u krijuan Dhomat e Specializuara”, theksoi ajo.