Kryetarja e këshillit gjyqësor ka dhënë dorëheqje - Gazeta Express
string(49) "kryetarja-e-keshillit-gjyqesor-ka-dhene-doreheqje"

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 14:36

Kryetarja e këshillit gjyqësor ka dhënë dorëheqje

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 14:36

CRVENKOVSKA: NUK ISHA E PËRSHTATSHME PËR “ELITËN GJYQËSORE – BIZNESORE”

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e saj, të cilën e dorëzoi para fillimit të vazhdimit të sotëm të seancës për zgjedhje të anëtarëve të bordit drejtues dhe komisioneve në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik. Më vonë, nëpërmjet një komunikate për media, ku ka dhënë sqarim për dorëheqjen, ajo ka drejtuar akuza për presion ndaj saj nga “elita gjyqësore – biznesore”, që nga marrja e detyrës.

Lexo Edhe:

“Menjëherë pas zgjedhjes sime në funksion filloi përndjekja media me qëllim përfundimtar që të jap dorëheqje sepse zgjedhja ime për kryetar nuk i përshtatej një grupi të elitës gjyqësore – biznesore. Deri në ditën e sotme përndjekja nuk është ndalur përmes plasimit të informatave të rrejshme te gazetarët, ndërsa në vazhdimësi pengoheshin dhe zvarriteshin proceset e brendshme në gjyqësor, të cilat kanë rëndësi kyçe për përfundim të suksesshëm të detyrave dhe për funksionimi e gjyqësorit” tha Pavlina Cervenkovska, Këshilli Gjyqësor.

Ajo më tej ka shuar se situata është për keqardhje, pasi në vend që të përkushtohen bashkërisht në aktivitete dhe reforma dhe të avancojnë gjendjen në gjyqësor, për dikë është më e rëndësishme ta sulmojnë Crvenkovskën dhe të dëmtojmë projektet.

“Shembulli i fundit i dezinformimit të gazetarëve ishte rreth asaj se, vendimi i paligjshëm për zgjedhje të anëtarit në Bordin Drejtues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik është i imi, edhe pse as nuk e kam propozuar, as nuk kam votuar anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Zoran Gerasimoski. Shpresoj se, kryetari i ardhshëm do të jetë i përshtatshëm për këtë elitë gjyqësore – biznesore. Jam falënderuese ndaj atyre kolegëve të cilët treguan respekt dhe më mbështetën në qëllimet që të ndryshojmë diçka, por megjithatë këshilli si, trup kolektiv vendos se në cilën rrugë do të ecë gjyqësori” – tha Pavlina Cervenkovska, Këshilli Gjyqësor

Ndërkohë, edhe fillimi i seancës për zgjedhje të anëtarëve në bordin drejtues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik ka kaluar në tensione. Disa media, duke u thirrur në burime nga anëtar të revoltuar të këshillit, raportuan se, kryetarja Crvenkovska ka hyrë në seancë me listë të kandidatëve për anëtar të bordit drejtues për provim pranues dhe përfundimtar në akademi.

Sipas Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, ajo pasi ka lexuar kandidatët nga lista, nuk u ka dhënë të drejtë anëtarëve të tjerë të këshillit të propozojnë gjykatës për anëtarë në akademi. Ajo më pas ka lëshuar seancën, ndërsa shtatë anëtarët kanë propozuar dhe votuar edhe kandidatët e tyre, me arsyetimin se, shumica prej kandidatëve të Crvenkovskës nuk i plotësojnë kushtet, për shkak të konfliktit të interesit. /KlanMacedonia/