Kryetarja Arifi promovon 5 autobusët e parë, Tetova vë në funksion transportin publik - Gazeta Express
string(84) "kryetarja-arifi-promovon-5-autobuset-e-pare-tetova-ve-ne-funksion-transportin-publik"

Ballina

Gazeta Express

17/01/2021 15:30

Kryetarja Arifi promovon 5 autobusët e parë, Tetova vë në funksion transportin publik

Ballina

Gazeta Express

17/01/2021 15:30

Arrijnë në Tetovë pesë autobusët për transport urban të qytetarëve, projekt ky i premtuar nga kryetarja aktuale e Komunës, Teuta Arifi, që nga fushata e para tetë viteve kur fitoi mandatin e parë në krye të komunës së Tetovës.

I pranishëm në përurimin e autobusëve të linjës urbane ishte i pranishëm edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, i cili njoftoi se autobusët do të qarkullojnë në tre ruta me të cilat do të mbulohen të gjitha pjesët e qytetit. Ai tha se bëhet fjalë për një projekt për përmirësim e shërbimeve komunale të siguruar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me  Bankën Botërore, përmes një kredie 13 vjeçare me një grejs periudhë 3 vjeçare dhe interes prej 3 përqind. Vlera totale e projektit fillimisht tha Besimi ka qenë 1.2 milionë euro, por gjatë prokurimit janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër e shumës i mbetet në dispozicion komunës që të aplikojë për projekte të tjera. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u shpreh e kënaqur që sot realizohet një ëndërr e kahmotshme dhe për këtë falemenderoie dhe administratën dhe ekipin që kishte punuar në realizim.

Lexo Edhe:

“Dëshiroj që të filloj fjalën time me një fjali shumë të thjeshtë, Tetova me transport të organizuar urban. Sot qëndrojmë para jush për të dëshmuar me shumë krenari se Tetova po bëhet me transport urban. Qyteti të cilin e duam dhe për të cilin punojmë me shumë përkushtim sot po përjeton të mirat e një organizimi të mirëfilltë institucional, ku qytetari ka të drejtë të zgjedhë destinacionin, rrugën dhe adresën finale me komoditetin e një transporti, ku ai nis vetë dhe arrin për tu bërë bashkë me familjarët, shokët dhe të afërmit e tij”, ka deklaruar Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.