Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nuk ka çmim që përcaktohet nga kartelet e naftëtarëve


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:39

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se nuk ka çmim në treg që përcaktohet nga ndonjë kartel i naftëtarëve.

“Nuk ka marrëveshje mes kompanive të naftës, përkundrazi është duke u zhvilluar një treg i egër. Nuk ka çmim që përcaktohet nga kartelet e naftëtarëve”, ka thënë Berjani.

Tutje, ai tregoi se Kosova ka çmimin më të ulët të naftës në rajon.

“Çmimet e naftës në Kosovë janë çmimet më të ulëta në rajon, duke përjashtuar Maqedoninë për shkak të akcizës”, ka thënë Berjani.

Te fundit


Kthehu lart