Kryetari i Prishtinës flet për transportin falas dhe taksën për të hyrë në kryeqytet - Gazeta Express
string(84) "kryetari-i-prishtines-flet-per-transportin-falas-dhe-taksen-per-te-hyre-ne-kryeqytet"

Kryetari i Prishtinës flet për transportin falas dhe taksën për të hyrë në kryeqytet

Gazeta Express

19/11/2020 21:34

Kryetari i Shpend Ahmeti ka thënë se është e vështirë realizimi i kërkesës së PDK-së për mundësimin e transportit falas për qytetarët gjatë kësaj periudhe në Prishtinë.

‘’Për trafik urban propozimi ka qenë nga PDK për transport falas. Këtu e kemi problem sepse autobusi nuk ec me ujë, por me naftë. Ky është ndryshim buxheti dhe vështirë e realizuar. Nuk ka gjasa me bë autobusin falë kur tash i kemi edhe masat për COVID, ku autobusët duhet të punojnë me kapacitet të përgjysëmuar’’, ka thënë ai në Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Ndërsa sa i përket taksës për të hyrë në qendër të Prishtinës ai tha se kjo dp të vlejë për të gjithë qytetarët, edhe për ata që jetojnë në kryeqytet.

Ahmeti tha se nuk do te vendoset rampë në hyrje të Prishtinës. /Express/