Kryetari i Odës së Mjekëve: Kemi mjaft profesionistë shëndetësorë, nuk na duhen mjekët nga Serbia - Gazeta Express
string(94) "kryetari-i-odes-se-mjekeve-kemi-mjaft-profesioniste-shendetesor-nuk-na-duhen-mjeket-nga-serbia"

Gazeta Express

29/04/2020 15:28

Kryetari i Odës së Mjekëve: Kemi mjaft profesionistë shëndetësorë, nuk na duhen mjekët nga Serbia

Gazeta Express

29/04/2020 15:28

Oda e Mjekëve e Kosovës ka reaguar ndaj hyrjes së sërishme të mjekëve serbë në Kosovë, me qëllim, siç është thënë, të monitorimit të gjendjes në komunat veriore të banuara me serbë.

Në një lidhje direkte për Gazetën Express, kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se Kosova ka mjekë të mjaftueshëm për ta mbuluar të gjithë territorin e saj me profesionistë shëndetësorë.

“Reagimi jonë nuk ka të bëjë asgjë me politikën. Reagimi jonë është puro profesional dhe shqetësim i profesionistëve tanë. Ne nuk e shohim të arsyeshme asnjë ardhje të mjekëve nga Serbia në situatën në të cilën ne jemi duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk ka arsye që mjekët serbë të vijnë në Kosovë”, thotë ai.

Ai tregoi se deri më tani janë 14 mjekë nga e gjithë Kosova që janë të infektuar me Covid-19.