Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë i shtrirë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë - Gazeta Express
string(105) "kryetari-i-malisheves-vazhdon-te-jete-i-shtrire-ne-infektive-gjendja-e-tij-eshte-e-rende-nga-koronavirusi"

Merita Miftari

16/11/2020 14:37

Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë i shtrirë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë

Merita Miftari

16/11/2020 14:37

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e koronavirusit. Megjithëse, ditëve të fundit ka parametra të përmirësimit, ai akoma po trajtohet me oksigjenoterapi dhe ka hyrë në ditën e 19-të prej kur është testuar për koronavirus.

Për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij shëndetësore, Gazeta Express ka kontaktuar me nënkryetarin e kësaj komune, Hajdin Berisha, i cili njoftoi se ditëve të fundit kryetari Begaj ka përmirësime në shëndet.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht gjendja ende paraqitet e rënduar e kryetarit, megjithëse 2-3 ditët e fundit ka parametra të përmirësimit, e ka një stabilitet më të madh sesa në ditët paraprake. Akoma po vazhdon trajtimi i tij në Klinikën Infektive në QKUK, po shpresojmë në më të mirën megjithëse sot është dita e 19-të prej kur kryetari është testuar për COVID-19. Është me oksigjen të vazhdueshëm”, tha Berisha për Gazetën Express.

Tutje Berisha tha se Begaj nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese dhe nuk dihet se nga kush është infektuar ai.

“Prej larg e kemi vizitu, për momentin nuk ka sëmundje tjetër shoqëruese por po dalin në shesh pasojat që ia ka lënë koronavirusi. Nuk e dinë nga ka ardhur infeksioni”, përfundoi ai.

Kosova ka hyrë në valën e dytë të koronavirusit, së fundmi numri i rasteve pozitive ka shënuar rekorde të reja në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 501 raste pozitive, 250 të shëruar dhe 13 vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar 10.990. /Gazeta Express/