Kryeprokurorja speciale Katica Janeva deklarohet pasi u morr në pyetje për haraçin milionësh


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:29

Katica Janeva pas dëshmisë së saj në Prokurorinë për krim të organizuar në lidhje me rasti “Reket” tha se ka dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitares, Janeva komentoi edhe praninë e avokatit të saj, Stevan Pavleski në Prokurori.

Ajo tha se ka të drejtë për këshilltar juridik. Në lidhje me incizimin e publikuar nga gazeta “La Veritta” ku pretendohet se dëgjohet zëri i Janevës duke biseduar me Orce Kamçevin, Janeva tha se nuk mund të zbuloj nëse me të vërtet është zëri i saj për shkak se kjo është në interes të hetimit.

Në lidhje me telefonat e saj të konfiskuar nga Prokuroria, Janeva tha se dy telefonat janë dorëzuar  me kohë në Prokurori dhe se telefoni i humbur, realisht është telefoni i saj i tretë.

Prokurorja Janeva mes tjerash tha se nuk ndihet fajtore dhe se nuk ka informacione nëse në rastin “Reket” janë të përfshirë edhe politikanët.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart