Kryemyftiu i Shqipërisë takon Papën, shfrytëzon rastin t’i kërkojë mbështetje për pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(100) "kryemyftiu-i-shqiperise-takon-papen-shfrytezon-rastin-ti-kerkoje-mbeshtetje-per-pavaresine-e-kosoves"

Kryemyftiu i Shqipërisë takon Papën, shfrytëzon rastin t’i kërkojë mbështetje për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

07/05/2022 14:51

Kryemyftiu i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka udhëtuar për një vizitë në shtetin e Vatikanit ku u prit nga Papa Françesku.

Në bisedën gjysmëorëshe të klerikëve zunë vend edhe temat politike. Spahiu gjatë audiencës i kërkoi Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Por, temë kryesore mes tyre ishte bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, si dhe Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut.

“Dy krerët e lartë ndanë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kontributin që ajo luan për ruajtjen e këtyre vlerave, sidomos në mbrojtjen e familjes, si qelizë themelore e shoqërisë, rol të cilin ata e vlerësuan si të pa çmueshëm. Papa vlerësoi rolin e veçantë që luan Kryetari Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi mbi vëllazërimin njerëzor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

Takimi midis Papës dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të KMSH-së. Spahiu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, u prit dhe shoqërua gjatë gjithë kohës nga e ngarkuara me punë e Republikës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj.