"Kryeministrja" e NISMËS pret në takim Zemajn flasin për menaxhimin e pandemisë - Gazeta Express
string(78) "kryeministrjaa-e-nismes-pret-ne-takim-zemajn-flasin-per-menaxhimin-e-pandemise"

“Kryeministrja” e NISMËS pret në takim Zemajn flasin për menaxhimin e pandemisë

Gazeta Express

05/08/2020 16:17

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Balaj Halimaj përmes Facebook-ut ka shkruar se ministri Zemaj e ka njoftuar për donacionin e disa aparaturave nga OBSH që pritet të vijnë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sot me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj biseduam për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend. Biseduam për nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve spitalore për të prekurit me koronavirus si dhe shtimin e numrit të testimeve. Ministri më njoftoi se pas disa ditësh Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet t’i dhurojë Kosovës disa aparatura të cilat do të na ndihmojnë të shtojmë numrin e testimeve të qytetarëve me simptoma, si dhe të kontakteve të të infektuarve”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë një bisede në Frontal të T7, ka thënë se Kosova ndodhet në duart e sigura me udhëheqjen e Albulena Balajt. 

“Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismes për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi në Frontal./GazetaExpress/