Kryeministrja e Finlandës i jep fund beqarisë pas 16 vjetësh bashkëjetesë - Gazeta Express
string(73) "kryeministrja-e-finlandes-i-jep-fund-beqarise-pas-16-vjetesh-bashkejetese"

Gazeta Express

04/08/2020 10:23

Kryeministrja e Finlandës i jep fund beqarisë pas 16 vjetësh bashkëjetesë

Gazeta Express

04/08/2020 10:23

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka qenë në qendër të mediave botërore për shkak të moshës së re, 34 vjeçe si drejtuese e një vendi dhe ndërtimit të një kabineti përgjithësisht me femra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kabineti i saj ka njoftuar se kryeministrja i ka dhënë fund beqarisë.

Lexo Edhe:

Ajo është martuar me personin që ka ndarë 16 vite të jetës së saj dhe ka ndarë me publikun disa foto nga martesa.

Ajo shfaqet me një fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Markus Raikkonen.

”Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të saj./abcnews.al