Kryeministrin Kurti në Zvicër e takon presidenti fqinj Pendarovski - Gazeta Express
string(66) "kryeministrin-kurti-ne-zvicer-e-takon-presidenti-fqinj-pendarovski"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:23

Kryeministrin Kurti në Zvicër e takon presidenti fqinj Pendarovski

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 15:23

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Pendarovski ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku ka shkruar se ka pasur diskutime konstruktive raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos pata takime të shkurtra me kryeministrin Pedro sanches dhe kryeministrin Albin Kurti, Princin Alois të Lihtenshtajnit dhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore. Diskutime konstruktive mbi temat aktuale që po e prekin evropën dhe botën”, ka shkruar Pendarovski.

Kryeministri Albin Kurti pas një vizite të gjatë në ShBA, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet atje.